Pse po sjell komplikacione gripi?/ “Në tetor neglizhohen vaksinimet dhe pasojat…”, Alimehmeti: Kemi turp të bëjmë testet e shpejta në farmaci
29/01 23:03
Edhe pse në stinën e pranverës vazhdon të jetë i lartë fluksi i vizitave në Repartin e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës me rreth 50-60 vizita në ditë.
Virozat të cilat kanë nisur që në nëntor të vitit të kaluar vazhdojnë me të njëjtin intensitet duke arritur mbi 50 shtrime. Mosha 10-14 vjeç gjithashtu janë prekur nga këto viroza.
Sipas mjekes pediatre Nirdia Xhafa kjo nuk është normale për këtë periudhë të vitit. Simptomat janë temperatura të larta, diarre, dhimbje fyti.
Shumica E fëmijëve të sëmur trajtohet në spitalin e Lushnjës por nuk kanë munguar rastet e rënda të cilët janë drejtuar për mjekim të specializuar në repartin e pediatrisë në Tiranë.
Top Channel