Projekti dixhital 60€ milionësh sikletos BE pasi nuk përdoret nga askush (fotot)

05/04/2024 18:45
Mathieu Michel majtas, i vellai kryetar Charles Michel, ne qender

Ministri i dixhitalizimit të Belgjikës po përpiqet të ringjallë një projekt të teknologjisë financiare të bllokut, duke i dhënë një fokus të ri drejt “metaverse”.

Projekti evropian i financave i njohur si ‘European Blockchain Services Infrastructure Consortium’ (EBSI), është sjellë në vëmendje nga mediat pasi ka kushtuat më shumë se 60 milionë euro dhe asgjë nuk po ndodh me të, shkruan rrjeti britanik Express.

Por megjithë mungesën e interesit dhe efektivitetit, tashmë pritet një ringjallje surprizuese e tij me ndërhyrjen e ministrit belg të dixhitalizimit Mathieu Michel, njëkohësisht vëllai i kreut të këshillit Evropian, Charles Michel.

Fillimisht i krijuar si inovacion për teknologjinë dixhitale financiare ‘blockchain’ të infrastrukturës së BE, EBSI nuk ka tërhequr entuziazëm.

Por Michel, i nxitur nga interesi personal dhe dëshira për të lënë gjurmë në presidencën belge të bllokut, kërkon ta zhvillojë atë në një “metaverse”, dhe ka marrë mbështetjen e vendeve anëtare.

Megjithë shqetësimet e pasigurisë Michel ,mbetet optimist për potencialin e projektit, duke cituar besimin e tij në teknologjinë e financave dixhitale ‘blockchain’.

Michel do të ndryshojë emrin e EBSI në “Europeum” duke thënë se versioni metaverse ka sjellë shpresa të reja, por skeptikët dyshojnë mbi aftësitë e projektit për të mbështetur lojtarë të fuqishëm si Franca e Gjermania.

Teksa presidenca e Belgjikës po i afrohet fundit, pasiguria mbetet për vazhdimin e projektit projektin që cilësohet nga kritikët si pa objektiva të qarta e rrjedhimisht pa financime të sigurta./Express.co.uk/

FOTO GALERI
2/3
Por Michel, i nxitur nga interesi personal dhe dëshira për të lënë gjurmë në presidencën belge të bllokut, kërkon ta zhvillojë atë në një "metaverse"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA