U rrëzua nga tarraca e biznesit të familjarëve në Lezhë, ndërron jetë te ‘Trauma’ 21-vjeçari

04/04/2024 22:27

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Klajvert Çuni, 21 vjeçari i cili pasditen e 23 marsit u rrëzua aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

I riu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda të pësuara në kokë dhe pjesë te tjera të trupit. 19 vjeçari i cili ishte edhe futbollist i akademisë së Shënkollit fillimisht u transportua për në spitalin rajonal të Lezhës por për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë mbrëmjen e sotme (4 prill).

Top Channel