Trafikoi armë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari
04/04/2024 09:21
Një 33-vjeçar është arrestuar për trafikim armësh nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Border Crossing” u bë e mundur sekuestrimi i një arme zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu.
Dyshohet se nëpërmjet kufirit të gjelbër, ky 33-vjeçar nga Përrenjasi trafikonte armë me qëllim shitjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel