Ra nga një ndërtesë në Tiranë dhe humbi jetën, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit
04/04/2024 08:45
Një 50-vjeçar është vënë në pranga administratori i një kompanie nënkontraktore, pasi gjatë punimeve që kjo kompani mbulon në një objekt në Kodrën e Diellit, ka humbur jetën një punëtor.
Shtetasi S.B ra nga një lartësi duke punuar dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel