Përndiqte gruan dhe nuk e linte rehat, një 35-vjeçar nga Devolli në telashe me policinë!
04/04/2024 10:26
Një 35-vjeçar nga fshati Qytezë e Devollit është vënë nën hetim nga policia për përndjekje të bashkëshortes.
35-vjeçari edhe pse në proces divorci e ka përndjekur bashkëshorten e tij në mënyrë të vazhdueshme në qytetin e Korçës, derisa ajo e denoncoi në polici.
Bashkëshortja e tij M.L është pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel