Nuk ka përparim në bisedimet me Izraelin, Hamasi: Qeveria pushtuese po shmang negociatat

04/04/2024 17:03

Një përfaqësues i Hamasit në Bejrut, tha se negociatat me Izraelin për armëpushim janë të bllokuara.

Obama Hamadan, gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin libanez tha se nuk ka patur asnjë lloj përparimi në negociatat për armëpushim.

“Ne konfirmojmë se deri më tani nuk ka pasur asnjë përparim në negociatat dhe se ato janë në ngecje pavarësisht fleksibilitetit të lartë pozitiv të treguar (nga Hamasi) për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje. Qeveria pushtuese është ende duke shmangur dhe negociatat janë bllokuar në një rreth vicioz”, tha Hamdan.

Ndërkohë, sot rreth orës 18:30 pritet që kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Joe Biden të kenë një bisedë telefonike për situatën në Rripin e Gazës.

Top Channel