“Të ka thënë Ilnisa mos më flasësh?” Meritoni injoron Eglën gjatë darkës! Përballja me Ilnisën: Nëse kam faj publiku do më…

03/04/2024 08:39

Ilnisa, Meritoni dhe Egla ndodhen në Dhomën e Bardhtë të BBV3, ku do qëndrojnë të izoluar deri ditën e shtunë. Këtë fundjave publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush do largohet dhe kush do vazhdojë garën.

Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, Egla tento të fliste me Meritonin, por ky u fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje. Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.

Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë.

 

Egla në një bisedë tjetër me Ilnisën, kjo e fundit i uron të dalë sa më shpejt nga shtëpia.

Egla: Nëse kam faj publiku do më nxjerrë jashtë.

Ilnisa: Dhe ta uroj me shpirt. Atë që unë ndjej nuk kam në plan ta ndaj me ty.

Egla: E di që jeni të fortë sepse jeni të dy.

Ilnisa: Ti mendon se di më shumë sesa dimë ne.

Egla: Unë di se çfarë më di mendja.

Ilnisa: Mund të jesh e zonja me lojërat e fjalëve, por jo me mua. Me ata që peshkon dhe mundesh t’ja dalësh.

Egla: Nuk peshkoj njeri.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA