Rekord në Kalanë e Gjirokastrës! Gjatë muajit mars e vizituan mbi 5 mijë turistë

03/04/2024 12:22

Qyteti muze i Gjirokastrës është kthyer padyshim në një nga atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Nga viti në vit numri i vizitorëve të huaj dhe vendas është rritur nëpër shtëpitë karakteristike, muzetë, por edhe në kalanë e tij.

Kalaja e Argjiros në qytetin që është pasuri e UNESCO-s, sipas Drejtorisë Rajonale dhe Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shënoi numrin më të lartë të vizitorëve për muajin mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë.

Sipas të dhënave zyrtare që jep Drejtoria Rajonale dhe Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër nga 1 marsi deri më 31 mars, kalaja e Argjiros është u vizitua nga 5656 turistë, ose 2186 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023. Ndërkohë që po të krahasohet me turistët që e kanë vizituar në vitin 2002, numri i tyre në 2024 janë 3825 më shumë se gjatë vitit 2022.

Flukse të shtuara turistësh dhe vizitorësh në muzetë dhe kalanë e qytetit priten edhe gjatë muajve të verës, ku arrihet edhe piku i vizitorëve në vendin tonë.

Top Channel