Xhamat e mobilerisë të thyer, pamje nga shpërthimi i lëndës plasëse në një biznes në Durrës. Kamerat kanë kapur një person që…

03/04/2024 11:17

Këto janë pamjet nga shpërthimi i lëndës plasëse në një mobileri në Durrës.

Siç duket edhe nga videot, dëmet materiale janë të pakta, me disa xhama të thyer. Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, te Kodra e Rrashbullit. Policia ka shoqëruar në polici tre person, të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij shpërthimit është për konflikt pronësie, por pronari i biznesit, Artur Alla deklaroi për mediat se ai nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk ka asnjë dijeni pse dyqani i tij është sulmuar.

Alla gjithashtu tha se kjo është hera e tretë që biznesi i tij sulmohet brenda pak kohësh, por në asnjë rast nuk është zbardhur ngjarja. Biznesi i tij është i monitoruar nga kamerat. Sipas tij kamerat kanë kapur një person të maskuar që ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.

Top Channel