Big Brother VIP premton spektakël këtë të martë me plot të papritura!

Vëllai i Madh ka treguar pak detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë sot gjatë spektaklit. Publiku do të zbulojë sot se ku është Egla dhe çfarë do të ndodhë me të.

Po ashtu, sot do të jepet dënimi për çiftin Ilnisa dhe Meriton, dënim të cilin Vëllai i Madh e ka paralajmëruar që me skualifikimin e Eglës.

Misioni sekret i Heidit përfshin banorin e ri të BBV, por detajet mbeten ende enigmë. Gjatë mbrëmjes do të diskutohen debatet e vazhdueshme Erjola Meriton, por dhe shumë të tjera.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin e Youtube. “Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!

FOTO GALERI
1/5

Top Channel