Pse po shtrenjtohet bulmeti? Ekspertët: Ka çekuilibrim në treg, ulet çmimi i lëndës së parë por…

01/04/2024 19:49

Që prej nisjes së krizës së çmimeve, më të prekurat ishin produktet e shportës ushqimor. Por, në veçanti inflacioni sipas INSTAT ka goditur më së shumti çmimet e mishit dhe bulmetit.

Nënproduktet e qumështit për qytetarët është bërë tepër i shtrenjtë, ndërsa kilja në shifra zyrtare të djathit ka shkuar në 900 lek/kg. Sipas ekspertëve të sektorit ushqimor, kjo rritje po ndodh në kushtet kur çmimi i qumështit dhe lëndëve të tjera të para për fabrikat e përpunimit janë ulur

Patëm në periudhën dhjetor – janar uljen e qumështit tek të imëtat, kryesisht te dhitë dhe delet ku patëm dhe daljen e vetë fermerëve në rrugë, ndërsa tashmë janë njoftuar fermerët e blegtorisë për një ulje të çmimit të qumështit të lopës, kjo e katërta në një periudhë  prill 2023 – mars 2024. Kemi një rënie të çmimit të karburantit, kemi një rënie të theksuar në nivelin 1 me 1 të euros, ku blerja e produkteve të plastikës jashtë vendit është bërë më e lirë. Janë shumë faktorë që shkojnë në favor të industrisë së përpunimit të qumështit. Është e pajustifikueshme që të ulësh çmimin e qumështit të fermerit, përkundrazi është dashakeqëse dhe vrastare që këtë fermer nuk e respekton apo mbështet”-shprehet Ervin Resuli.

Për të adresuar çekuilibrimin në tregun e bulmetit nevojitet një rregullator i ri sipas ekspertëve

“Tregu i bulmetit në Shqipëri është i skajshëm dhe i vështirë sepse nuk kemi operatorë rregullatorë shtetërorë të cilët e rregullojnë tregun apo operatorë me aksionerë fermerët të cilët nuk mendojnë si e si të fitojnë në makutërinë e tyre, por bëjnë llogari që edhe blegtori të jetë gjatë në treg dhe nga ana tjetër na garanton produkte cilësore dhe me çmim të pranueshëm.

Autoriteti i Konkurrencës fundin e vitit të kaluar ka nisur hetim ndaj katër kompanive të përpunimit të qumështit për sjellje monopoliste në treg dhe fiksim çmimesh, por ende pa një verdikt.

Top Channel