Blogerja e njohur Kim Kardashian është paditur këtë javë nga një një firmë mobilerie nën akuzën se ka reklamuar në profilin e saj zyrtar të Youtube-it, tavolina dhe karrige false duke pretenduar se janë prodhim i mobilerisë së Donald Judd.
Në videon e publikuar ku numërohen më shumë se 3.7 milionë klikime, firma e Donald Judd pretendon se ka tavolina dhe karrige kompansatë të cilat dëmtojnë imazhin e firmës pasi nuk janë produkt autentik.
Firma pretendon për shkelje të markës tregtare, shkelje të së drejtës së autorit, konkurrencë të pandershme dhe reklama të rreme.
“Konsumatorët që shikuan videon ose lexuan mbulimin mediatik u mashtruan duke besuar se tavolinat dhe karriget e zonjës Kardashian ishin pjesë autentike të Donald Judd,” thuhet në padinë e firmës, duke kërkuar edhe fitimet e Kardashian për videon e publikuar.
Nga ana tjetër, firma “Clements Design” që prodhoi mobiljet për zyrën e Kardashian që më pas bëri reklamën tha se Fondacioni nuk kishte pasur asnjë pretendim dhe papritur shfaqej pas një viti me këtë padi.
Top Channel