Trajnimet e reja të Wizz Air! Teknologjia digjitale në shërbim të pilotëve

26/03/2024 12:29

Wizz air, kompania hungareze low cost që udhëheq tregun ajror në Shqipëri është gjithmonë drejt rritjes, duke shtuar metodat e trajnimit për ekuipazhet e fluturimit.

Në Akademinë e Trajnimeve në Budapest në një event special u prezantua këtë fundmarsi programi i ri i klasave të mësimit “mobile airbus training dhe virtual procedure trainer.

Kjo nuk është një lojë digjitale, është një mënyrë se si teknologjia mund të ndihmojë që të ketë pilotë më të mirë e të kujdesshëm. Pra jo vetëm teori por në këto kurse studentët që duan të bëhen pilotë  praktikojnë uljet apo ngritjet emergjente të avionëve.

Përballja e parë e pilotëve ndodh në këto simulator fluturimi të cilët tashmë janë edhe më të avancuar në krahasim me fillesat e qendrës së trajnimeve në vitin 2013.

“Kjo teknologji udhëheqëse në treg jo vetëm që do të revolucionarizojë mënyrën se si ne e trajnojmë stafin tonë, por do të ketë ndikim në të gjithë industrinë.  Ne kujdesemi shumë për ekuipazhet tona të fluturimit dhe investojmë në teknologjinë më të mirë për të arritur standardet më të larta dhe më të sigurta të trajnimit në treg. Ekuipazhet tona janë fytyra e linjës ajrore për pasagjerët tanë dhe ne besojmë se këto mjete të reja do t’u mundësojnë atyre të kujdesen për fluturimin në standardet më të larta”, u shpreh Attila Tóvári-Drejtues i Organizatës së Trajnimit, Wizz Air.

 “Ne jemi të kënaqur që kemi Wizz Air klientin e parë që përdor këtë risi të trajnimit të pilotëve me mjetet VR të drejtuara nga Airbus. Këto mënyra do të kontribuojnë në mënyrë aktive në fushën e trajnimit dixhital të pilotëve në qendrën e Wizz Air, do u ofrojnë pilotëve një përvojë gjithëpërfshirëse dhe një trajnim më fleksibël dhe efikas”, u shpreh Charbel Youzkatli, Drejtues  i Shërbimeve Tregtare në Evropë, Airbus.

Wizz air planifikon të trajnojë 4000 persona të rinj që do të bëhen pjesë e ekuipazhit si dhe do të marrë 300 avionë A321neo dhe A321XLR deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat e saj; si dhe një ftesë është e hapur edhe për shqiptarët.

Top Channel