VIDEO/ Goli i 17 vjeçarit i jep fitoren Brazilit përballë Anglisë në “Wembley”

23/03/2024 22:21

Brazili ka arritur të mposhtë Anglinë në ndeshjen miqësore të luajtur mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë për të dy ekipet që nuk krijuan shumë raste për gol dhe më së shumti loja ishte përqendruar tek duelet në mesfushë.

Zëvendësimet e bëra nga trajneri i Brazilit, rezultuan tepër të sakta pasi lojtari që hyri shënoi golin e fitores. Ishte adoleshenti Endrick i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin Brazilit pas një aksioni fantastik të nisur nga Vinicius Jr.

Top Channel