Kontabilistët ankimojnë tatimin e ri! Dorëzohet ankesa në gjykatën kushtetuese: I padrejtë taksimi i profesionistëve të lirë

22/03/2024 12:16

Dy shoqata të Kontabilistëve kanë dorëzuar një ankimim të ri në Gjykatën Kushtetuese për ligjin mbi tatimin mbi të ardhurat.

Sipas ankesës ata kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji në disa nene ku përfshihen si të vetëpunësuar që furnizojnë me shërbime profesionale. Këto biznese me të ardhur deri në 14 milion lek do të jenë pjesë e skemës së tatim fitimit 15 – 23% pas zbritjes së shpenzimeve. Sipas tyre kjo krijon pabarazi, ndërsa ligji I ri fut në skemë 30 mijë biznese dhe përjashton rreth 90 mijë të tjera deri në 2029.

Sipas tyre ligji bie në kundërshtim me disa të drejta themelore të Kushtetutës, ku përmendet cenimi i barazisë përpara ligjit dhe e drejta themelore për liri të veprimtarisë ekonomike dhe profesionit.

Profesionet e rregulluara me ligj si kontabilistët, noterët, avokatët e kanë kundërshtuar ligjin pasi sipas tyre barazon në të njëjtën hierarki tatimore të ardhurat nga puna me ato nga biznesi.

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat u miratua marsin e viti të kaluar, ndërsa zbatimi i  tij filloi nga janari i këtij viti për 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Përveç shoqatave të kontabilistëve edhe 37 deputetë të opozitës kanë dorëzuar një ankimim për këtë ligj që sipas tyre cenon rëndë profesionistët e lirë dhe godet shtresën e mesme në vend të cilët janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg.

Top Channel