Raporti vjetor i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, tregoi se vitin e kaluar, rruga e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të emigracionit të parregullt krahasuar me 2022-shin.
Sipas FRONTEX, Sipas raportit “një pjesë e presionit migrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë Hercegovinës e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Emigrantët kanë ndjekur këtë rrugë në përpjekjet për të hyrë në Europë ishin kryesisht sirianë, turq dhe afganë. Raporti bën edhe një përmbledhje të pritshmërive për situatën në 2024-tën, e sipas agjencisë, menaxhimi i kufijve europianë do të vazhdojë të përballet me një sfidë të madhe karakterizuar nga mundësia për rritje të prurjeve migratore dhe krimit ndërkufitar.
Rreziqet më të mëdha për këtë vit duket se spostohen kryesisht në rrugët e Mesdheut Qendror dhe Lindor. Por një trysni e përforcuar e prurjeve migratore në Mesdheun lindor do të kishte efekt edhe në Ballkanin Perëndimor, sipas Frontex. Shqipëria si pjesë e rrugës Ballkanike të kalimit të emigrantëve rezulton të ketë pasur një ulje të fluksit të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë kryesisht nga Greqia.
Më pak se 9 mijë emigrantë të huaj të parregullt sipas të dhënave paraprake u evidentuan në brendësi të territorit shqiptar në 2023, ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë në pikën e Qafë Botës në Sarandë. Prurjet migratore në Shqipëri, thuhet në raport, u lidhën ngushtësisht gjatë vitit 2023 me situatën në kampet greke të migrantëve, me ritmin e hyrjes së emigrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk por edhe me aktivitetin e rrjeteve rajonale apo kombëtare të trafikut të klandestinëve.
Top Channel