Heidi është zgjedhur nga publiku liderja e shtëpisë së Big Brother VIP.

Si lidere, ajo ka një avantazh, që ka të bëjë me nominimin. Bazuar në situatat e krijuara, banorja kaloi në nominim tre banore: Françeskën, Rozën dhe Vesën.

Kjo zgjedhje është bazuar në situatën e rënduar psikologjike të saj gjatë javës, që është bërë më e vështirë si pasojë e vajzave.

Tre banoreve në nominim i bashkohet edhe Lediona, e cila është ndëshkuar nga Vëllai i Madh, për vezën që i hodhi në kokë Romeos.

“Unë nga kjo situatë kuptoj shumë gjëra dhe dua të vazhdojë me linjën time ku nuk shoh lojë, por më shumë ndjenja. Ditët e fundit kam pasur momente shumë të rënda ku ca njerëz, të cilët nuk kanë pasur fare njerzëllik ndaj meje dhe më kanë fyer shumë. Françeska e zgjedh sepse unë isha shumë keq para ca ditësh dhe vazhdonte provokimet në grup me vajzat, duke më thënë je vetëm. Vesa po ashtu sepse së fundmi ka qenë njeriu që më është kthyer kundër me një fytyrë që nuk ishte më e saj. Në një moment që unë isha shumë e lënduar më tha hesht, “mos fol ti”. Rozën e zgjedh për shkak të debateve të më herëshme. Unë gjithmon i vë gishtin vetes, gjithmon kam dyshime te vetja dhe këto ditë kam ndenjur e heshtur. Por kam filluar t’i shoh gjërat me sy tjetër. Unë kam krijuar ca armiq këto kohët e fundit dhe preferoj që ata ti kem hapur, jo të fshehur sepse ata të fshehurit janë më tepër të rrezikshëm. Këto të treja të lëndojnë në momentin më të rëndë dhe pa respekt fare”, tha Heidi në dhomën e rrëfimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA