Ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja është ekzekutuar pasditen e sotme në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujë.

Dinamika e ngjarjes thuajse është zbuluar me kalimin e orëve. Dyshohet se autorët e kanë gjurmuar Gentjan Bejtjan.

Më pas sapo ai ka hyrë në banesë e kanë qëlluar.

Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, thuhet se Bejtja është qëlluar për vdekje teksa ishte duke punuar në serë.

Top Channel