“Më braktise për herë të dytë”, Sara reagon pas deklaratave të babait të saj për divorcin nga e ëma: Për famë hodhe baltë mbi gruan që më rriti

15/03/2024 21:58

Sara Gjordeni, ish-banorja e Big Brother VIP 3” i është përgjigjur deklaratave të bëra nga babai i saj Artur Gjordeni ditën e sotme i cili hodhi poshtë të gjitha pretendimet e bëra nga modelja e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte dhe t’i digjte shtëpinë.

Ndryshe nga çfarë babai i saj u shpreh mbi arsyen pse u nda nga e ëma e Sarës, kjo e fundit thotë se arsyeja ka qenë pasi i ati nuk e përballonte dot ekonomikisht martesën.

Në një reagim të gjatë të bërë në rrjetet sociale Sara shkruan se e ëma nuk e ka ndaluar kurrë të atin ta takonte por ka qenë ky i fundit që kishte zgjedhur të vepronte në këtë mënyrë.

Reagimi i plotë i Sarës:
Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, ke deklaruar në 1999 qe jeni divorcuar sepse nuk përballoje dot ekonomikisht martesën. Jo sepse ke kapur nenën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua!

Përveç kësaj, mami nuk të ka ndaluar kurrë të me takoje. E ka deklaruar në gjykatë përpara gjykatëses Mariana Velcani gjë që vërtetohet në vendimin të cilin e keni të dy, por ti edhe pas kësaj zgjodhe të mos me kërkoje kurrë.

Ti nuk mund te jesh kurrsesi baba, që për pak famë hodhe baltë mbi mua dhe gruan që e rriti fëmijën tënd të vetëm me 100 sakrifica, ndërkohe që ti nuk investove as 10 lek të vjetra për rritjen dhe shkollimin tim.

Si ke gojë të flasësh sot për fotografi në portofol? Si mundet një “baba” të dalë intervista nëpër portale pa bërë përpjekjen më të vogël të kontaktoje me mua në fillim kur më dashke kaq shumë? Sot e kuptoj përse në varrin e Milanit të vogël shkruhet vetëm “nga mami dhe Sara”

Turp turp turp!!! Sot ma theve zemrën dhe më braktise për herë të dytë! Je shembulli me i keq i një babai dhe qenia më e ulët që ka shkelur në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA