Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar viziton Manastirin e Decanit, një ditë pas vendimit për kalimin në pronësi të 24 hektarëve tokë.

Vendim ky që nuk është zbatuar nga ana e institucioneve të Kosovës që nga viti 2016 dhe të cilin e kishin kërkuar në vazhdimësi ndërkombëtaret e së fundmi ishte futur si kusht edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Konflikti i pronësisë mes autoriteteve të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit përbën një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e saj në KiE. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyron institucionet e Kosovës në këtë rast edhe komunën e Deçanit, që 24 hektarë tokë t’i kalojnë Manastirit. Por, drejtuesit e komunës së Deçanit, refuzojnë ta zbatojnë atë dhe nuk pajtohen me vendimin, ndërsa insistojnë se pronat përreth manastirit janë të dy ndërmarrjeve publike, ndërsa Gjykata e ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, në kohën e Sllobodan Milloshevicit, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka.

Top Channel