“Premtuan ndërtimin e portit me fonde private, tani detyrojnë shqiptarët të paguajnë për të”, Tabaku: Do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 400 milionë euro

12/03/2024 09:55

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se porti i Durrësit ishte premtuar se do të ndërtohej me fonde private, por në të vërtetë do të bëhet me taksat e shqiptarëve.

Sipas saj, Akti Normativ që nis diskutimet sot ka më shumë taksa, inflacion të krijuar nga qeveria  dhe 90 milionë euro për Portin e Durrësit nga xhepi i qytetarëve.

400 milionë euro në total do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, thekson Tabaku, ky projekt që nis të diskutohet nesër në Parlament.

“Pa kaluar as 2 muaj nga fillimi i vitit, Qeveria sjell buxhetin për ta ndryshuar në Parlament. Ndryshimet që fillojnë të diskutohen nesër kanë dy elementë kryesorë: elementi i parë, lidhet me të ardhurat. Kemi një rritje të  të ardhurave në buxhetin e shtetit që nuk vjen nga asnjë faktor normal por vjen veç prej rritjes së taksave dhe çmimeve. Inflacioni socialist që ka të paktën tre vite që dëmton xhepat e qytetarëve shqiptarë tashmë po sjell më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Po ku shkojnë këto? Këto të ardhura shkojnë për përmirësimin e arsimit? Në shëndetësi? Për rritjen e pensioneve? Shkojnë në ndonjë sektor që lidhet me shumicën e qytetarëve? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Është jo.

Ndërkohë që të gjitha të ardhurat shkojnë tek Porti i Durrësit, mbasi kaluan një ligj mungesë transparence, korruptiv, me një procedurë të përshpejtuar që askush nuk e kuptoi e nuk e mori vesh për portin e Durrësit. Transferimi i portit të vjetër për të cilin thanë që nuk do harxhohet asgjë nga buxheti i shtetit po fillon dhe po merr pagesat e para. 400 milionë euro në total do ti kushtojë buxhetit të shtetit, 90 milionë euro filloi pikërisht me këtë ndryshim që nis të diskutohet nesër në Parlament. Tani, vijani emrin ju, a është ky vendim për shumicën apo për pakicën? Si gjithmonë 10 vitet e fundit, vendim që i shërben vetëm pakicës”, tha Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA