Një nga fansat e saj sugjeronte që ajo të vetëmbrohej ‘me një palë llastiqe’.
Një modele e rrjeteve erotike ka akuzuar se dikush e përndjek duke tentuar ta filmojë me anë të një droni që i sillej vazhdimisht para dritareve, dhe sidomos asaj të banjës.
Kerolay Chaves postoi në rrjet imazhet për 1.3milionë ndjekësit e saj në rrjetin Instagram ku shihet realiteti i vrazhdë i të ardhmes teknologjike.
22-vjecarja tërheqëse flet para kamerës e mbështjellë vetëm me një peshqir, teksa sapo ka dalë nga dushi.
Gjatë regjistrimit ajo kthen kameran e pasme të aparatit për të treguar një dron të vogël në pemët jashtë dritares së saj.
Droni përgjues shihet që shikon nga shitëpia e Kerolay, e cila banon diku në Brazil.
Disa sekonda më vonë mjeti ajror zhduket, ndërsa Kerolay shkruan: “Ka disa ditë që e shikoj këtë gjë jashtë dritares time.
“Në fillim besoja se ishte vetëm në mendjen time, por ja ku e kemi, nuk ndjehem e sigurtë as në shtëpinë timë. Duhet të marr masa për të mbrojtur privatësinë, çfarë duhet të bëj?” pyet ajo fansat.
Maria sugjeronte: “Gjej dikë që ka një dron dhe ndiqe, për të kuptuar se i kujt është”.
Rodrigo tha: “Blej një palë llastiqe dhe rrëzoje.”
Ndërsa Kelvyn i tha shkurt: “Nuk ke një perde?”
Kerolay kërkon nga ndjekësit abonim 8 dollarë në muaj për të parë videot e saj për të rritur, ndërsa për dronin shtonte:
“Neve grave na vënë në situata që nxjerrin më të keqen te ne, urrejtjen, zhgënjimin, një përzierje emocionesh”
Nuk dihet nëse “influencuesja” e ka raportuar incidentin në polici, shkruan TheSun.
Top Channel