Vendos Havertz, Arsenali merr fitoren e tetë radhazi dhe ngjitet në krye

09/03/2024 20:51

Arsenali nuk ka të ndalur, teksa ka triumfuar 2-1 ndaj Brentfordit, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, e cila e ngjit në krye të renditjes në Premier League, të paktën për disa orë në pritej të supersfidës Liverpool-Manchester City.

Në “Emirates Stadium” vendasit dominuan ndjeshëm, por vuajtën jo pak për të marrë tri pikët, me golin e fitores që u shënua vetëm në minutat e fundit të takimit.

Ishte Declan Rice ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19’, ndërsa Brentford barazoi në shtesën e pjesës së parë me anë të Wissa. E kur dukej se gjithçka ishte mbërthyer në barazim, ishte gjermani Kai Havertz ai që shënoi golin e dytë për ‘topçinjtë’, duke i dhënë fitoren.

Me këtë triumf, Arsenali ngjitet në krye me 64 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë dhe dy më shumë se Manchester City, me këto dy të fundit që do të përballen në “Anfield Road” të dielën në orën 16:45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA