Gratë e letrave! Shkrimtaret e njohura diskutim mbi refleksionet e tyre për 8 Marsin

08/03/2024 20:40

8 Marsi njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën.

Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi.

Gratë e letrave diskutuan mbi refleksionet e tyre në këtë ditë. Flutura Acka bëri dallimin mes rolit të gruas në letërsi dhe politikë.

Helena Kadare tha se shqetësimet dhe ndjeshmëria e grave është e njëjtë në çdo vend të botës.

Ndërsa Natasha Lako dhe Mimoza Ahmeti theksuan rëndësinë jo vetëm të të drejtave, por edhe të lirisë së gruas.

Këto mendime u rrahën në një takim mes leximesh dhe refleksionesh në Qedrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA