“Bardhi të dëgjojë zemrën, kanë nisur zërat…”/ Për kë banor e ka Sara Gjordeni pas daljes nga Big Brother VIP?

08/03/2024 20:43

Sara Gjordeni, e ftuar në “Ftesë në 5”, u shpreh se në shtëpi kanë nisur zërat në lidhje me marrëdhënien e saj me Bardhin.

Ajo përmendi Julin, teksa shprehu dëshirën për t’i thënë Bardhit të dëgjojë zemrën.

“Nga kjo eksperiencë kam mësuar se duhet të kontrolloj impulsivitetin tim. Bardhit do t’i thoja të dëgjojnë vetëm zemrën, se në shtëpi kanë nisur zërat, kryesisht nga Juli. Për sa i përket dasmës do të thoja se unë jam njeri i ndjesisë momentale, nëse duam dasmë do ta bëjmë, nëse jo do të bashkëjetojmë”, deklaroi Sara Gjordeni.

Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ish-banorja e BBVIP rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm.

Top Channel