Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Sara Gjordeni, banorja që bëri jo pak bujë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brtoher, ka sqaruar sot në “Ftesë në 5” sjelljen e saj, për të cilën është kritikuar.
Ish banorja rrëfeu se me veprimin që bëri me Françeskën vuri në rrezik lojën e saj, por mbajti larg Bardhin me vetëdije. Sara tha se nuk është krenare për veprimin që ka bërë, por nuk e ka ofenduar kurrë Françeskën e para.
“Vura në rrezik lojën time se mu errën sytë.. ama isha e ndërgjegjshme për Bardhin. Për shpirt të vëllait jam keq dhe po dridhem i kam thënë. Unë nuk po i jepja më debat Françeskës. Gjithmonë kishte një ves që të vinte në këmbë unë i ktheja kurrizin. Më lër se nuk do të lë të vazhdosh debatin. Debat nuk po të jap, unë i humba 100 mijë eurot e mia. Nuk jam krenare që kam bërë, por diçka e paralajmëruar. Mund të ishte parandaluar me një thirrje të Françeskës në dhomën e rrëfimit. Unë nuk kam ofenduar asnjë femër tjetër e para”-tha Sara.
Për sjelljen e saj që është kritikuar, Sara tha se e kanë bërë shumë situata të jetë e tillë. Ajo tha se kur është tradhtuar, nuk i ka shërbyer karakteri i ëmbël.
“Në disa situata kur më kanë tradhtuar miqtë, partnerët, nuk më ka shërbyer ky karakter i ëmbël. Nuk kam thënë nuk jam perfekte, kurrë se kam thënë. Nuk jam fshehur. Nëse nuk do e kisha deklaruar që më rrëmbyen emocionet. Nuk shkova nga momenti, e kisha deklaruar që doja një moment ta gjeja Franceskën në tualet. Doja ta nxirrja nga shtëpia. U be goxha e bezdisur, si mundesh ti vajzë me një djalë 1 vjeç e gjysmë. Unë i kam thënë bën mirë që këtu të bësh vetëm gjera të mira, i ka thënë Ledjonës që më ka thënë ça Sara që do mbaj mend. Shkon te bardhi dhe i thotë ti dukesh nga femra që ke zgjedhur. Të ofendosh nivelin e femrës që ka zgjedhur publikisht”-tregoi ndër të tjera.
Top Channel