Edhe Napoli me stadium të ri, De Laurentiis zbulon datën e inaugurimit

07/03/2024 19:38

Roberto de Zerbi, Thomas Frank dhe Gareth Southgate po konsiderohen si alternativa të mundshme për Erik ten Hag, nëse Manchester United zgjedh të mos vijojë bashkëpunimin me holandezin.

Edhe Napoli me stadium të ri. Presidenti Aurelio De Laurentiis i ka idetë e qarta dhe përtej zërave për rikonstruksionin e stadiumit “Diego Armando Maradona”, duket se ka vendosur të ndërtojë një impiant të ri.

Ka qenë vetë De Laurentiis, që në një takim ka deklaruar se do të ndërtojë një stadium të ri në zonën e Bagnolit, teksa numri një napolitan është treguar edhe më ambicioz, duke theksuar se inaugurimi i tij do të bëhet më 15 korrik të vitit 2027.

“Do të ndërtojmë një stadium të ri në Bagnoli, pasi koha që kërkohet për të është e njëjtë me atë të rikonstruksionit të atij aktual. Projekti ynë është ambicioz dhe kemi vendosur si datë inaugurimi 15 korrikun e 2027-ës. Natyrisht kemi nevojë edhe për mbështetje, për të krijuar infrastrukturën e duhur për lëvizjen e tifozëve drejt stadiumit të ri”, tha De Laurentiis.

Presidentit iu propozua një plan për rikonstruksionin e stadiumit aktual, duke hequr edhe pistën e atletikës, megjithatë duket se De Laurentiis joshet nga ideja e një stadium të ri, tërësisht bashkëkohor./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA