Standardi i jetesës/ Ekspertët: Shqipëria mund të rritet më shumë ekonomikisht

04/03/2024 15:33

Shqipërisë do t’i duhen deri në 70 vjet që të arrijë standardet e jetesës së Bashkimit Europian.

Në këtë përfundim, ka arritur Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, që u bë i ditur në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Londër.

“Është histori e njohur që vendet në zhvillim kanë mundësi të rriten me një ritëm më të lartë sesa vendet e pasura. Nëse Bashkimi Europian mund të rritet me 2% në vit, një vend në zhvillim si Shqipëria mund të rritet me 6 ose7%. Rrjedhimisht në një periudhë prej 3 dekadash apo 30 vjetësh është e mundur që ekonomia e një vendi të prapambetur si Shqipëria të arrijë në nivelin e mesatares së Bashkimit Europian. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në 10 vitet e fundit është që rritja ekonomike nuk ka qenë 6-7%, por ka qenë 2-3% dhe kjo si pasoje e keqqeverisjes. Për shkak të këtyre faktorëve, rruga për arritjen e standardeve të BE-së nuk është më 30 vjet, por 70 vjet. Gjithccka që nevojitet për rritje ekonomike është mirëqeverisje dhe luftë kundër korrupsionit. Ccdo lek I vjedhur nga taksapaguesit, nuk është vetëm lek që iu vidhet taksapaguesve, por edhe lek që i vidhet të ardhmes ekonomike të vendit dhe rritjes ekonomike”, shpjegon eksperti për ekonominë, Gjergj Erebara.

Top Channel