Ditën e sotme u hap baza ajrore në Kuçovë , ku ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se dronët Bajraktar në bashkëpunim me republikën e Turqisë janë të gatshëm të shërbejnë në një të ardhme të afërt.
Gjithashtu ai shprehet se duhet të jemi të përgatitur sepse mund të pritet gjithçka dhe nga fronti i Lindjes.
Niko Peleshi: Kuçova do shërbejë si baza kryesore e forcave ajrore, investimi nuk do reshtë deri në krijimin e një flote ne shërbim të popullit tonë dhe aleatëve. Dronët Bajraktar ne bashkëpunim me republikën e Turqisë janë të gatshëm të shërbejnë në një të ardhme të afërt. Kjo bazë është e rëndësishme për misionet e NATO-s. Ndihma që Shqipëria do i japë vendeve fqinje do na bëjë më të vlefshëm se kurrë. Jo më larg se dy vite më parë nuk e kishim menduar se Europa do përballet me një agresion të tillë siç po ndodh me agresionin rus në Ukraine,. Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, duhet të jemi të përgatitur bashkimin i forcave dhe bashkimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të vegjël. Vlen më shumë dëshira për të mbijetuar dhe dinjiteti.
Top Channel