Policia në Spanjë tha sot se ka goditur një organizatë që manipulonte evente madhore sportive dhe ndryshonte sinjalin e kompanive të basteve duke përfituar shuma të mëdha parash.
Zyrtarët thanë se kriminelët përdornin mjete satelitore ose të teknologjisë së lartë për të marrë sinjalin e transmetimit “10 deri në 12 sekonda” para atij direkt për të komanduar bastet.
Ata shtonin se operacioni i përbashkët i Europol e Interpol, është i lidhur me atë të dhjetorit kur u arrestuan 53 njerëz.
Organizata dukej se punonte në dy drejtime; ose duke fiksuar rezultatin e eventeve sportive, ose duke interceptuar sinjalin e transmetimit të kompanie të basteve, të cilët nuk kuptonin se nuk po merrnin transmetimin direkt të eventit.
Hetimet raportohet se kishin nisur prej vitit 2020 kur zyrtarët vërejtën një seri bastesh të dyshimta online, të kryera kryesisht ne ndeshjet e pingpongut.
Policia tha se shumë anëtarë të bandës kishin origjinë nga Evropa Lindore dhe mund të organizonin fiksimin e rezultatit të disa eventeve sportive në vendet e tyre të origjinës./AFP/
Top Channel