Kokainë, para cash dhe armë, arrestohet shqiptari në Gjermani, si ra në prangat e policisë nga djali i partneres
01/03/2024 22:07
Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane si i dyshuar për një sërë veprash penale.
Fillimisht policia kishte ndaluar dy 16-vjeçarë gjermanë dhe një 17-vjeçar kroat në Tangstedter Landstrasse, të cilëve i’u ishin sekuestruar sasi e madhe marijuane, hashashi, set peshoresh precize dhe një thikë.
Policia kreu më pas kontrolle në banesat e prindërve të tyre në Langenhorn, Winterhude dhe Barmbek-Süd.
Në banesën e njerkut shqiptar të 17-veçarit kroat në Adolph-Schönfelder-Strasse, policia gjeti dhe sekuestroi 700 gram kokainë, rreth 50 mijë euro cash, 1 armë zjarri dhe 50 copë municione në dhomën e gjumit.
Për këtë arsye u arrestua 31-vjeçari shqiptar ndërsa tre adoleshentët u lanë të lirë.
Top Channel