Një nismë e ndërmarrë nga Zhaklin Lekatari për t’u bashkuar në një marshim më 8 Mars, nën logon “Nata është e jona”, ka ngjallur debat në studion e emisionit “Ftesë në 5”, mes të ftuarve.
Ky marshim kërkon të japë mesazhin që gratë dhe vajzat nuk duhet të kenë frikë se mund të ngacmohen apo t’u cenohet siguria e tyre për t’u kthyer në banesë apo për të dalë, në orët e vona të mbrëmjes.
Gjatë bisedës në studio, Sazan Guri ndër të tjera u shpreh se burri duhet të ecë gjithnjë para dhe gruaja pas, në mënyrë që ta mbrojë atë, sikundër sipas tij, ka ndodhur 10 mijë vite më parë. Kjo pasi sipas Gurit, nuk mund të “ikë aq lehtë ky 10 mijë vjeçar” nga burrat dhe instikti për t’i mbrojtur.
Por kjo deklaratë ka gjetur kundërshtinë e aktivistes Xheni Karaj dhe të Zhaklin Lekatarit, të cilat u shprehën se gratë dhe vajzat nuk kanë nevojë të mbrohen nga burrat, por kanë nevojë të mos dhunohen.
Pjesë nga debati:
Sazan Guri: Burri duhet të ecë para dhe gruaja pas, për ta ruajtur atë si forcë… Në 10 mijë vjet burri e ka mbrojtur, dhe nuk ikin dot nga ky 10 mijë vjeçar
Xheni Karaj: Nuk kemi nevojë të na mbrojnë burrat, kemi nevojë të mos na vrasin, mos na përdhunojnë.
Zhaklina Lekatari: Burrat nuk përdhunohet, nuk u vendosen kamera në shtëpi, nuk po ju ndodh kjo gjë. Situata në vendin tonë është nisur në fillim të këtij viti me vrasje ndaj grave, përdhunime, pedofili…
Top Channel