Analisti Melazim Koci ishte i ftuar në “Top Talk” ku ka treguar se sipas një raporti të publikuar së fundmi nga revista amerikane Time, shërbimet sekrete kanë evituar sulmin serb ndaj Kosovës më 30 shtator.

SHBA ka kërcënuar Serbinë se nëse nuk ndalojnë, do eliminohet të gjitha forcat serbe brenda 36 orëve.

Melazim Koci: Revista e njohur amerikane Time raportoi se sulmi i 24 shtatorit ka pasur këtë pasojë m 30 shtator me sulm të përgjithshëm të Serbisë ndaj Kosovës, por është zbuluar nga shërbimet sekrete amerikane dhe ato e kanë evituar, madje e kanë evituar me kërcënimin që forcat serbe brenda 36 orëve, do të eliminohen , do të asgjësohen, të gjitha ato që janë pranë kufirit të Kosovës, nëse ai agresion do të çohet përpara. Vështirë është të bëhet një marrëveshje politike nëse mbi kokë qëndron armatimi i Serbisë i cili është sjellë nga Kina, nga Rusia, nga të gjitha anët. Unë mendoj se këto të dyja duhet të shkojnë paralelisht, nuk mund të ketë sukses dialogu politik pa shtensionimin e të tërës. Kosova është rrethuar nga të gjitha anët me forcat serbe. Vetëm 300 km nga kufiri qëndrojnë ato forca.

Top Channel