Trondit gazetarja: Nëna e Blerinës më tha ‘pse erdhët, unë vrava vjehrrën dhe nuk erdhën mediat kështu’

29/02/2024 22:16

Gazetarja Dorjana Bezat pak ditë më parë ishte në familjen e të ndjerit Pëllumb Meta, i cili dyshohet se u vra dhe u gropos nga tre fëmijët e tij.

Sonte në Top Story, Bezat tregoi se çfarë fshihej pas ‘portës së zezë’ të asaj familjeje, aty ku intervistoi edhe nënën e Blerinës, bashkëshortes së të ndjerit.

Ajo tha se në bisedë e sipër gjyshja e fëmijëve e cila e quante të normalizuar vrasjen, e kishte pyetur se pse erdhi ‘se nuk është gjë e madhe’.

“Pse erdhe tha, se nuk është gjë e madhe, dhe unë bëra krim në 2010 dhe s’erdhi njëri këtu. Normale është. Në sy të protagonistëve është normale dhe kjo vijon”-tha Bezat në Top Story.

Është krenari personale, kjo është e tmerrshme”-tha Curri.

Në vitin 2010 nëna e Blerinës ka vrarë vjehrrën e saj, krim për të cilën nuk ka treguar aspak pendesë.

Top Channel