“5 veta kanë bërë marrëveshje, komunikojnë me sy”, surprizon Albi Nako: Po të hyj sërish në Big Brother  do të…

29/02/2024 17:49

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ish-banori i Big Brother Vip 3, Albi Nako, foli rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme.

I pyetur në lidhje me perceptimin e gjerë që publiku kishte për Albin para se të hynte në BBV, si një person inteligjent që ka provokuar nëpër panele e ka ngjallur debate, Albi tha: “Unë e kam ngritur zërin në atë shtëpi disa herë duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritonin, por jo me të bërtitur, siç bërtisnin të tjerët, pasi unë nuk bërtas. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t´ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë, që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë, kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë.

Nëse do të jepej mundësia të riktheheshe në Big Brother Vip siç është bërë në edicionet e kaluara, çfarë do të bëje?

“Nëse mua do më jepej mundësia të rifutem në Big Brother Vip do të them: “Tani nuk fillon loja“. Nëse e mbani mend kur dola thashë: “Tani fillon loja”, ndërsa tani do them: “Tani nuk fillon loja”, tha Nako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA