Bregu: Blerina të kujdeset nga jashtë për tre fëmijët, shpërthen Curri: Le të hanë supë, ajo nxiti krimin… nuk mbahet jashtë hekurave

29/02/2024 22:38

Gazetari Sokol Bregu e trajtoi ndryshe rastin e rëndë të pak ditëve më parë, ku fëmijët akuzohet se vranë babin e tyre, Pëllumb Metën, ku sipas tij nuk duhet të dënohen shumë.

“Duke i parë duket që ka diçka mes tyre, ka një traumë të madhe dhe nuk mund ta toleroj që t’i çojmë në 105 vite burg. Këta e kanë trembur opinionin, nuk e kanë tronditur. Ata që e kanë tronditur janë ata që kanë bërë vrasje në mes njerëzve dhe janë dënuar me 15 vite. Gjithçka nis nga nëna dhe jo nga babai, pavarësisht se mund të jetë sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Bregu.

Gazetari theksoi se nëna e tyre, Blerina Meta, e cila gjithashtu është nën hetim po vuan njësoj dënimin, pasi i duhet të kujdeset nga jashtë për fëmijët e saj, ide e cila u kundërshtua nga analisti Arjan Curri, i cili tha se nxitësi i krimit nuk mund të lihet jashtë hekurave.

Bregu: Sistemi është por nuk funksion, nëse jashtë burgut nuk të sjell dikush ushqime shtesë apo veshje, nuk mund ta kalosh aq lehtë burgun. Në Shqipëri ndryshon, e bëjnë ata që janë jashtë sepse duhet të kujdesën për ata që janë në burg. Nëse edhe nëna do ishte në burg…

Curri: Si mundet personi që ka nxitur gjithë këtë krim të mbahet jashtë. Le të mos kenë rroba, të hanë vetëm supë. Nuk lihet nxitësja jashtë për rroba dhe ushqime. Ç’u duhet rrobat këtyre? Le t’u japin ndonjë palë të brendshme. Burgu ka uniforma, këta rrinë me xhinse. Supën boll e kanë. Nuk ka kuptim që të kesh humanizëm për nxitësen. Këta janë viktima dhe mostrën e lënë jashtë. Këta janë të lumtur, kanë shpëtuar.

Curri gjithashtu tregoi gjithashtu se ka qenë në fshatin Shumri, ku sipas tij ka parë një pranim të theksuar të dhunës, ndërsa tregon bisedën me një banore të fshatit.

“Në atë fshat, Shumri, më thonë që ky është fis i nderuar se vrasin me duart e tyre nuk i thonë fisit. Shkova atje dhe ajo grua që ma shpjegonte historinë tha “ec mo tha se unë kam burrin që pi raki, po mendoj që ta pastroj ndonjë ditë dhe atë. Ka zona të tilla që dhunën dhe vrasjen se kanë asgjë madje e kanë krenari”, tha Curri.

Gazetarja Glidona Daci tregoi gjithashtu një detaj interesat për gruan e Pëllumb Metës, Blerinën. “Ka nxjerrë në shitje tokën, një nga konfliktet ka qenë që unë tokën do ta shes dhe i kërkonte Hysenit që të sillte para në shtëpi, Në 96′ është dënuar për dhunë dhe në 2000 për kanosje. Gjysma e fisit të tij është e ngujuar për gjakmarrje”, tha Daci.

Top Channel