“Zelensky ka nevojë urgjente për ndihmë”/ Zheji për “Top Story”: Ja ku mund të gjenden armatimet

28/02/2024 23:50

Analisti Artur Zheji deklaroi në “Top Story” se Ukraina ka nevojë urgjente për armatime, pasi SHBA-ja, një nga aleatët më të mëdhenj, ka ulur numrin e furnizimeve.

Ai tha se ushtarët ukrainas mund të furnizohen me armë që gjenden në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi janë të përshtatshme me linjën e tyre të luftës.

Situata në Ukrainë nuk është në gjendjen më të mirë në frontin e luftës. Është bërë një betejë e përgjakshme në një nga zonat më të rëndësishme të Ukrainës, ku raportohet për mijëra të vrarë nga të dyja palët. Avdivka është në duart e Rusisë tashmë. Aktualisht SHBA-ja ndodhet në fushatë për këtë arsye ka pakësuar ndihmat me municione të Ukrainës. Ukraina është në atë fazë që po tërhiqet nga fronti, edhe në këtë rast prandah e humbi Avdivkën. Prandaj Zelensky kërkon realisht armë. Shqipëri, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë teknologji armatimi të përputhshme me armët që përdoren në Ukrainë sot. Sepse janë teknologji ish-sovjetike, të përmirësuara ruse. Zelensky nuk ka nevojë për dekorata, ai ka nevojë urgjent për furnizim”, tha Zheji.

Analisti i bëri këto deklarata pa Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, ku në fokus ishte Ukraina. Ka qenë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ai i cili erdhi në Tiranë dhe zhvilloi bisedime.

Top Channel