Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë mbërritjes në Pallatin e Kongreseve ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, ka deklaruar se nuk do të ndryshoj qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë.
Në një prononcim për mediet në serbisht, Vuçiç paralajmëroi se kjo e sotmja do të jetë një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme.
‘Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta‘- tha Vuçiç për gazetarët pas shtrëngimit të duarve me Ramën dhe Presidentin Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit.
Për sanksionet kundër Rusisë?
Vuçiç: Kemi disa propozime për deklaratën… Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.
Top Channel