Inside Story/ Informacioni që alarmoi grupin hetimor, kush ishin të rinjtë që shoqëroi policia në një lokal pas vrasjes së Arben Lleshit

28/02/2024 22:50

Mbrëmjen e 15 Dhjetorit 2023, disa orë pas atentatit në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit siguroi disa informacione që u konsideruan mjaft të dyshimta në momentet e para.

Në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, po zhvillohej një festë. Biznesi në fjalë është në pronësi të fisit Hoxha, me të cilin viktima kishte hasmëri. Në momentet e para, pati dyshime se aty po festohej pas ngjarjes ku humbi jetën Arben Lleshi. Por, verifikimet e kryera nga Policia me urdhër të Prokurorisë, nuk konstatuan asgjë të dyshimtë. Tonet festive në lokal ishin dicka e zakonshme për biznesin.

“Prokurorisë i intereson që kur ndodhi ngjarja heton gjithë personazhet e përfshirë, subjektet, viktimën , autorët e dyshuar për periudha që lidhen pra gjatë dhe pas kryerjes ngjarjes se shumë vepra kriminale, shumë krime janë zbuluar vetëm e vetëm për shkak të reagimit emotiv të autorëve që kanë pasur synin të realizojnë’ u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci

Pas kontrollit, policia shoqëroi disa të rinj, që janë nipër të familjeve Hoxha dhe Kolaveri. Edhe kjo e fundit një familje e përzier në një histori të gjatë hasmërie.

“Shtetasit Marsel Ramaj, Arglen Gjyrici, Kristjan Ujkaj, Aldi Musta, Joan Mali. Nga deklarimet e të cilëve tregojnë se kanë qenë në lokal në rrugën Myslym Shyri dhe janë shoqëruar nga policia”

Pas marrjes në pyetje të këtyre personave, nuk u zbulua asnjë informacion me interes për hetimin. Ajo që dihet është e shkuara problematike për disa prej tyre. Shtetasi Kristjan Ujkaj është arrestuar si pjesëtar i një grupi që trafikonte kokainë. Sipas informacioneve konfidenciale, Ujkaj konsiderohej i burgosur me autoritet gjatë kohës që kryente dënimin. Ai mbante lidhje të forta jashtë. Ka të dhëna se janë kryer verifikime për aktivitete të dyshimta edhe gjatë kohës së vuajtjes së dënimit për akuzën e trafikut të drogës. Këto informacione, mund të kenë shtyrë grupin hetimor për ta shoqëruar pas ngjarjes në burgun e Peqinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA