Tashmë janë publikuar momentet e tmerrit që kanë përjetuar gjashtë persona që ndodheshin në një helikopter, i cili humbi kontrollin teksa ishte në fluturim në Kolumbi.
Helikopteri është rrotulluar disa herë në ajër dhe më pas ka ngecur në një ndërtesë, ndërsa turistët dhe pilotët arritën të shpëtonin me dëmtime jo të rrezikshme për jetën.
Daily Mail ka publikuar videon e frikshme është shfaqur që tregon panikun brenda helikopterit që përdorej për turizëm.
Helikopteri Bell 206 ishte menduar të qëndronte në ajër vetëm për 12 minuta për të transportuar turistët, të cilët kërkojnë eksperienca të veçanta duke paguar deri në 73 dollarë për person.
Pushuesi 36-vjeçar Francisco Salas dëgjohet në video duke thirrur shërbimet e urgjencës duke përdorur një kombinim të spanjishtes dhe anglishtes.
“Kam qenë në një përplasje helikopteri. Ne jemi shumë lart dhe presim policinë dhe ekipin e shpëtimit. Kisha pranë meje një grua me shumë peshë trupore, e cila nuk kishte forcë për të mbajtur veten, kështu që e vendosa krahun rreth saj. Unë përdora njërin krah për të mbështetur veten kundër helikopterit ndërsa përdora tjetrin për të mbështetur gruan për rreth 45 minuta”, deklaroi ai pasi u shpëtua nga ekipet e emergjencës.
Duke u varur lart në ajër, disi, të gjithë në bord arritën të dilnin dhe të mbijetonin. Salas, i cili ishte me të dashurën e tij Luisa Osorio në fluturim, vazhdoi të fliste sepse mendonte se do të vdiste. Ai i thirri prindërit e tij në shtëpi në Teksas gjatë sprovës.
“Unë kisha telefonin tim me vete, bëra një video-telefonatë me mamin dhe babin. Madje i thashë lamtumirë vëllait tim, ishte një moment shumë i rëndë. Doja vetëm të them lamtumirë, faleminderit të gjithëve”, deklaroi ai.
Biznesmeni nga Teksasi ishte një nga gjashtë personat në bordin e helikopterit turistik në momentin e përplasjes.
Krahas tij ishin dy gra nga Kosta Rika të quajtura Sandy Villalobos Marín, 34 vjeç, dhe Karen Rivera Picada, 36 vjeç, dhe shtetasit kolumbianë Luisa Fernanda Osorio dhe Jaime Andrés Echeverri.
Echeverri, bashkë-piloti, theu këmbën, ndërsa piloti 32-vjeçar Brian Michel Álvarez, nuk mori asnjë dëmtim serioz.
Mbi 70 punonjës të urgjencës shkuan në vendngjarje dhe ndihmuan në rikuperimin e udhëtarëve pas përplasjes së tmerrshme.
Top Channel