LIVE/ Deputetët në seancë plenare, përshkallëzohet tubimi para Kuvendit. Protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë. Policia i kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotësjellës 23/07 11:50
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky falënderoi Shqipërinë për solidaritetin e palëkundur që ka treguar me Ukrainën.
Ai reagoi në platformën X ndaj mesazhit të presidentit, Bajram Begaj, i cili përmes një postimi rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit ukrainas, në dyvjetorin e luftës me Rusinë.
“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shkruan Zelensky.

Top Channel