Punë edhe në pension! Prej 16 vitesh zonjat në Vlorë mbushin tregun me punime: Nuk ka më kërkesa për t’i blerë…

25/02/2024 13:14

Të dalësh në pension nuk do të thotë që të rrish “ duarkryq”. Këtë leksion na e japin këto zonja vlonjate që çdo ditë dalin tek tregu në lagjen 24 Maji dhe punojnë qëndisma apo punë dore.

“Që fëmijë punimet me dorë i ka pëlqyer duke punuar me vonë në ndërmarrjen artistike të qytetit të Vlorës, por punët që ato bëjnë nuk ka më kërkesa për t’i blerë, vetëm kur bëjnë ndonjë dhuratë për ti çuar jashtë shtetit”- tha artizania Natasha Gega.

Prej më shumë se 16 vitesh këto gra bëjnë punime me shtiza si çorape, shaje, mbulesa tavolinash, veshje për fëmijë e të tjera duke shfrytëzuar turizmin.

Më pëlqen kjo punë që bëjë, edhe pse nuk marrim atë që ne shpenzojmë apo lodhemi, këtë punë e kam pasion, mundohemi të shesim ndonjë gjë por të rallë janë ata që i njohin këto punime. Punojë që nga hapja e këtij tregu prej 16 vitesh në shi dhe në diell dhe në këto kushte jo të mirë,dhe i shërbejmë si turistit të huaj dhe atij vendas”– tha Lirika Malaj, një tjetër artizane.

“Puna jonë vlerësohet shprehet, dhe më shume nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Edhe te huaj i pëlqejnë dhe i blejnë, por të rejat nuk duan ta mësojnë këtë profesion i cili një ditë nuk do të ekzistoj me”- u shpreh Peshqeshe Caushaj, artizane.

Zonjat e tregut ushtrojnë një zanat për të cilin kanë frikë se po shkon drejt harresës por dhe me urimin që brezat e tjerë ta praktikojnë si traditë dhe jo si mënyrë për të mbijetuar.

Top Channel