Mbi 1000 ushtarë u urdhëruan të vendosen në Lindjen e Mesme, SHBA-ja ndërron mendje/ Rubio: Mund të arrijmë objektivat ndaj Iranit pa trupa tokësore 27/03 18:47
Rrallë ndodh në ditët e sotme të gjesh shkolla fshatrash të cilat gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve.
Rrugët e Labinotit Katund janë të mbushura me fëmijë teksa vitet e fundit në fshatra nuk gjen veçse të moshuar.
Shkolla e mesme e bashkuar “11 Deshmorët” në Labinot Katund numëron plot 300 nxënës. Ndër të rrallët fshatra që emigracioni nuk e ka vrarë.
Njerëzit punëtorë të Labinotit kanë zgjedhur ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Fshati ka njohur investime të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të jetesës dhe mbi të gjitha në daljen e prodhimeve bujqësore në treg.
Dita ditës emigrantët po kthehen dhe po investojnë kryesisht në turizëm.
Top Channel