Gazetari nga Kosova Milaim Zeka ka qenë i ftuar në “Top Talk” ku një ndër temat që ka diskutuar është edhe fakti që zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi nuk ka pranuar të shkojë në Bruksel më 27 shkurt.

Ai  ka deklaruar se nuk i përgjigjet pozitivisht një ftese të emisarit Miroslav Lajçak që ka të bëjë me diskutimin mbi vendimin për dinarin.

Zeka shprehe se Bislimi nuk bën asnjë gjë pa u konsultuar me Kurtin, madje “nuk fle as me gruan e tij nëse se pyet Albinin”.

Juli Xhokaxhi: Përveç Kurtit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që përplaset me ndërkombëtarët. Është thirrur në 27 shkurt në Bruksel, nuk shkon dhe kjo ka sjellë një sërë reagimesh.

Milaim Zeka: Besnik Bislimi as me gruan e vetë nuk fle pa e pyetur Albin Kurtin. Cili ministër në qeveri e Edi Ramës e ka gabim, para se ta ketë Edi Rama? Asnjë. PO kush e pyet Besnik Bislimin, kush i pyet ministrat në qeveri?

Juli Xhokaxhi: Por përderisa Brukseli reagon nominalisht ndaj Bensik Bislimit, ja që e pyetkan o Milaim.

Milaim Zeka: Epo ata nuk janë budallenj si unë. Njerëzit në Bruksel nuk janë budallenj të kalibrit Milaim Zekës të thonë të vërtetën lakuriq.

Top Channel