Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “bir k**ve të çmendur” ndërsa ndodhej në San Francisko të Kalifornisë, në një mbledhje fondesh për fushatën.
“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial – tha ai, “ne kemi një bir ku*** të çmendur si ai Putin dhe të tjerët, dhe e gjejmë veten gjithmonë të shqetësuar për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”.
Kremlini iu përgjigj duke thënë se kjo është një nga “mënyrat degraduese të e kaubojve të Hollivudi”, sipas La Repubblica.
Nuk është hera e parë që Biden përdor fjalë të rënda në publik.
Në janar të dy viteve më parë ai kritikoi një gazetar të Fox Neës që ndjek ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.
Në përgjithësi, presidenti tenton të dalë jashtë linjave në fjalimet e tij në publik, ndërsa në disa raste nuk mungojnë edhe gafat e çuditshme nga ana e tij.
Ai më parë fajësoi Partinë Republikane dhe Izraelin për bombardimin e Rripit të Gazës.
Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë është gati të rifillojë një sërë sanksionesh të reja kundër Rusisë, të cilat do të nisin nga e premtja, në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse.
Top Channel