Aksident në Tiranë, kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga. Dëmtohen 3 mjete të tjera, shoferi përfundon në spital

22/02/2024 14:51
foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA