“Sillesh si Stalini”/ Dudushi përplaset me Boçin në Top Story: Problemi juaj nuk është përçarja, por keni krizë…

21/02/2024 22:24

Diskutimi në Top Story për protestën e djeshme të thirrur nga Berisha ka përplasur gazetarin Alban Dudushi me nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçin.

Dudushi tha se protestuesit nuk ishin të motivuar, ‘ndryshe do ishte përmbysur sheshi’. Sipas tij, problem i PD-së është te kriza e përfaqësimit, ndërsa Boçi tha se protestuesit erdhën sepse kanë besim te opozita.

Alban Dudushi: Dje ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme të njerëzve të thirrur në miting. Miting për të treguar se forca që përfaqëson Luçiano. Këtu në këtë vend 62% e njerëzve janë të pakënaqur me qeverisjen. Kemi një masë që është e pakënaqur me qeverisjen. Ka një kompetentet e shoqërisë, mbi gjysma e pakënaqur. Sa i shkojnë nga mrapa opozitës. Problem vazhdon të qëndrojë në të njëjtin vend. Kemi parë të njëjtën protestë, të njëjtët njerëz, megjithëse njerin e kishit online. Nuk ka asnjë ndryshim dhe juve bërtisni gjithë kohës. Meqë ju erdhi Gaz Bardhi në shpë thoni ne u bashkuam, por nuk është ndonjë motivim i madh për njerëzit të rrëzojnë këtë qeveri. Ndryshe do ishte pëmbytur sheshi dje. Kjo nuk ndodhi, jo ishit pak më mirë sesa korriku i 2022-shit. Ju thoni që problemi juaj është përçarja, problemi juaj është që keni krizën e përfaqësimit.

Luçiano Boçi: Unë e di shumë mirë, ta hoqa këtë argument që në fillim. Ti emocionin tënde e mbush me  mendim. Ajo politik dhe ata njerëz erdhën sepse kanë besim. Dhe janë shumë më shumë, sondazhi që ju thoni…

Dudushi: Nuk i keni as 600 mijë. Ti bëhesh edhe si Stalini nqs faktet nuk janë me mua aq më keq për fakte

Boçi: Argumentet që sillni ju në të gjitha llojet e studiove. 60% nuk po themi. Duhet ndarë votuesit, ti e bën bisedën dhe analizën. Kur bëhet ky raporti i votave…

Top Channel