“Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
Ka agravuar në debat të ashpër diskutimi në Top Story mes gazetarit Alban Dudushi dhe nënkryetarit të Rithemelimit Luçiano Boçi, për protestën e mbajtur dje para Kryeministrisë.
Teksa Boçi po fliste për programin e Berishës, Dudushi tha se ai program është që në vitin 2005, që shkaktoi debat në studio.
Boçi: Pyetja do jetë programi, si do vazhdojmë pjesën tjetër se protesta ndodhi.
Dudushi: Programe bëjmë sa të duash…
Boçi: Të lutem mbyllja gojën atij të flas unë.. të mbylli gojën për respekt
Dudushi: Ça është kjo mbylle gojën o Luciano
Boçi: A ke respekt për bashkëbiseduesin, se ka ca rregulla
Dudushi: E tha doktori dje programin tuaj e ka që në 2005 atë
Boçi: Ti këtë punë ke. Ke 30 vite që shan Berishën, vjen këtu punë të zezë e ke se nuk deklaron as pasuri asgjë
Dudushi: Ça ke bërë 30 vite ti
Boçi: Jam pedagog prej 35 vitesh, tani jam në angazhim publik.
Top Channel