Gjykata e Durrësit la në qelitë e paraburgimit të riun që plagosi 55-vjeçarin në Kavajë.

Është zhvilluar pasditen e së martës masa e sigurisë ndaj Armando Shtinit, 22-vjeçarit që akuzohet për plagosjen e një tekniku elektroshtëpiakesh në lagjen 5 të qytetit të Kavajës.

Ngjarja u regjistrua paraditen e së shtunës së kaluar. I plagosuri ndihmoi për identifikimin e të arrestuarit i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kontrollesh në zonë kapën dhe arrestuan shtetasin Armando Shtini, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit, ndërsa i sekuestruan mjetin prerës me të cilin dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Plagosja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë nga prokuroria.

Top Channel